Në shenjë proteste, për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë, bizneset në Lungomaren e Vlorës kanë vendosur në sfond himnin kombëtar.
Pak minuta para orës 10:00, që është edhe orari kur lejohet muzika në lokale sipas aktit normativ, në këto lokale është vendosur himni në shenjë proteste.
Ata kanë paralajmëruar protestë për ndryshimin e fashës orare, pasi sipas tyre kjo po i pengon në biznesin e tyre përgjatë sezonit veror, kur ka edhe shtim të numrit të turistëve.
Sipas Shoqatës, ora policore aktuale, ka bërë që bizneset të përballen me kushte të vështira ekonomike. m.v/abcnews.al