Do të jetë Athletic Bilbao rivali i Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.
Kjo e fundit e ka arritur këtë objektiv pasi në gjysmëfinale e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat minimal 2-1 në “King Fahd International Stadium” në Arabi.
Kjo ndeshje i dhuroi tre gola dhe që të tre në pjesën e dytë. Një autogol i Unai SImon i dha epërsinë Atletico Madridit në minutën e 62’ por Bilbao reagoi fuqishëm duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 77’ dhe 81’ përmes Alvarez dhe Williams.
Finalja e Superkupës së Spanjës Real Madrid-Athletic Bilbao do të zhvillohet më 16 janar në orën 18:00.