Laçi vonoi kundër Flamurtarit, por arriti të shënojë në fillimin e pjesës së dytë. Edhe pse prej shumë minuta miqtë luajnë me 10 futbollistë, pas daljes me të kuqe të Oliver, Laçi nuk arriti të konkretizojë rastet.
Megjithatë, në minutën e 50-të, kurbinasit kalojnë në avantazh, me anë të sulmuesit kryesor Nwabueze. Është Xhixha ai që fiton penalltinë, pas një ndërhyrje të rrezikshme në zonë, ndërsa Nwabueze, u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke arritur në kuotën e 19 golave në Superiore./abcnews.al
https://streamable.com/0rojtf
Superiore, java 32
Laçi – Flamurtari 1-0
Nwabueze (p) 50′