Video/Bie çatia e shtëpisë në Fier, plagoset gruaja

schedule17:50 - 27 Mars, 2018

schedule 17:50 - 27 Mars, 2018

Një grua ka mbetur e plagosur, pasi i ka rënë çatia e shtëpisë në Fier. Mësohet se në banesë ishte vetëm Bukurie Meto, e cila po pushonte ne krevat.

Nga shembja e çatisë, ajo ka dëmtuar këmbën, por është jashtë rrezikut për jetën.

E lënduara jeton me të shoqin dhe vajzën në një banesë të amortizuar në lagjen “Sheq i Madh”. Pjesëtarët e tjerë të familjes ishin jashtë në momentin, kur ndodhi ngjarja./abcnews.al