Probleme po shkakton sjellja e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili jo vetëm ngatërroi emrin e kryeministrit të ri britanik, por edhe u zhduk brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë një ngjarjeje dje, të hënën.
Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë gafën e radhës dhe këtë herë ka të bëjë me kryeministrin e ri britanik, Rishi Sunak.
Biden u përpoq të shqiptonte saktë emrin e Rishi Sunak gjatë fjalimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në festivalin hindu të Diwali.
“Rashi Sanuk është tani kryeministër”, tha Joe Biden entuziast teksa audienca kuptoi se ishte një gabim.
Presidenti pati disa vështirësi me emrin e Sunak, duke bërë disa përpjekje të dështuara para se ta quante Rashi Sanuk. /abcnews.al