Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Bernabeu” i ri është madhështor, Reali zbulon ecurinë e punimeve

schedule10:40 - 18 Shkurt, 2021

schedule 10:40 - 18 Shkurt, 2021

Vijojnë me ritme të larta punimet për rinovimin e stadiumit të Real Madrid “Santiago Bernabeu”. Mungesa e tifozëve për shkak të pandemisë ka përshpejtuar punën në impiantin madhështor

Real Madrid ka publikuar  një video mbresëlënëse, ku dallohen ndryshimet e fundit në stadiumin e “Santiago Bernabeu” që vijon procesin e rinovimit prej më shume se një viti.

Hapësira të panjohura më parë dhe zgjerimi i kapaciteteve ka bërë  tifozët e Madridit  të imagjinojnë madhësinë që tempulli i bardhë do të arrijë. Punimet po përparojnë me një ritëm të madh.

Pandemia ka ndaluar tifozët që të jenë në stadiume. Për rrjedhoje Madridi po bën të gjitha përpjekjet për të shkurtuar afatet, duke i luajtur ndeshjet zyrtare në Valdebebas dhe duke e lënë Bernabeun vetëm për të punuar me kapacitete të plota dhe me tre turne.

Madrilenët kane investuar plot 500 milionë euro për këtë projekt. Impianti mitik i Realit do të ketë çati të lëvizshme, në gjendje për t’u hapur dhe mbyllur brenda 15 minutave.

Vetë presidenti Florentino Perez është shprehur me bindjen të plotë se ky stadium do të jetë më i bukuri  në bote dhe me teknologjinë e fjalës së fundit. Të gjithë tifozët mezi presin ditën që rimodelimi të ketë mbaruar plotësisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!