Besart Berisha ka një vend ku shënon gjithmonë. Në Austri sulmuesi nuk të fal dhe sot i ka dhënë fitoren skuadrës së tij, Western United. Wellindton Phoenix, skuadër tjetër që e kërkoi këtë verë, ishte “viktima”.
Berisha shënoi në minutën e 34-t të takimit. Brenda zonës sulmuesi 34-vjeçar nuk fal dhe në fund gëzimi është më i madh kur goli i shënuar ka vlerën e tre pikëve. Nisje më të mirë për të nuk mund të kishte.
Me golin e shënuar Berisha ka thelluar edhe më shumë rekordin e tij në A-League. Ai është shënuesi më i mirë në gjithë historinë e këtij kampionati, tashmë me shifrën e re që shkon në 117 gola të realizuar në 1987 ndeshje. /abcnews.al
It just had to be him.
Watch Besart Berisha score our first A-League goal…#WUFC #WELvWUN pic.twitter.com/OIRwMsiGQ9
— Western United FC (@wufcofficial) October 13, 2019