Shfaqja e një humoristi stand up mori një kthesë të papritur të hënën mbrëma në Madrid , pasi u sulmua ashpër nga një burrë teksa ishte në skenë.
Un padre se enfrenta con el cómico Jaime Caravaca después de que este hiciera comentarios sexuales sobre su hijo de tres meses en redes sociales. pic.twitter.com/bRBgxjcxQx
— Wall Street Wolverine (@wallstwolverine) June 3, 2024
Sipas New York Post , shkak i sulmit ishte një “shaka seksuale” që aktori i humorit kishte bërë më herët në rrjetet sociale , dhe më konkretisht nën një postim të Pugilato në “X” për djalin e tij tre muajsh. Muzikanti kishte postuar një foto të foshnjës me mbishkrimin “krenaria ime”, nën të cilën aktori i humorit komentoi se “askush nuk mund të përjashtojë mundësinë që ai të bëhet gay dhe kur të rritet do të lodhet duke lëpirë…”
Në videon e filmuar në klubin ku Caravaca po performonte mbrëmjen e së hënës, Puzzilato shihet duke goditur aktorin e humorit, duke i kërkuar të përsërisë atë që ka shkruar për djalin e tij të vogël dhe duke i shpjeguar publikut arsyen pse shpërtheu. Caravaca ka komentuar më pas përmes “X” sulmin që ka marrë, duke treguar se ka marrë edhe kërcënime për jetën.
“Synimi im për të bërë shaka rezultoi në një koment fatkeq dhe krejtësisht të papërshtatshëm nga ana ime. I kërkoj falje kujtdo që u ofendua. Le të lëmë dhunën pas dhe të krijojmë një botë të mirë që njerëzit të rriten të lirë”, ka shkruar Caravaca.
/abcnews.al

