Talenti brazilian i Lyon, Bruno Guimaraes, debutoi në Champions League pikërisht në takimin kundër Juventusit, të cilin francezët e fituan me rezultatin e ngushtë 1-0. Një gol i Leandro Toussart mjaftoi që Lyoni të fitojë takimin e parë.
Megjithatë, lojtari që tërhoqi më shumë vëmendje ishte padiskutim talenti Guimaraes, që ishte “bosi” i mesfushës. Driblimet e tij “samba” ndaj lojtarëve juventinë, pasimet dhe vizioni i tij i shkëlqyer, tërhoqën shumë vëmendje dhe vetëm faqja zyrtare e UEFA Champions League, i ka bërë një video mesfushorit të Lyon, me momentet më të mira të tij./abcnews.al
First UEFA game ✅ 1st leg win ✅
?? A #UCL debut to remember for new @OL_English signing Bruno Guimarães!
?? @brunoog97 ? pic.twitter.com/p5PpnArhe9
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 4, 2020