Kliti Merkaj, humbi jetën në mënyrë tragjike, pasi mbeti brenda automjetit tip “Benz” i cili pasi humbi kontrollin, doli nga rruga e fillimisht u përplas me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ra në kanal ku u përfshi nga flakët.
Ngjarja ndodhi gjatë natës në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje.
ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti, teksa shihet shtylla e ndriçimit e rrëzuar, ndërsa makina sipas shenjave ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacione paraprake.
Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit r.t/abcnews.al