Belgët fituan me rezultatin 3-1 ndaj Estonisë.
Golat u shënuan nga Bentece në minutën e 11’, Carrasco në minutën e 53’ dhe Hazard në minutën e 74’. Belgjika ruan vendin e parë me 19 pikë.
Holanda është befasuar në minutat e fundit nga Mali i Zi.
Pjesën e parë holandezët e mbyllën me rezultatin 1-0 me golin e Depay në minutën e 25’.
Në minutën e 54’ ishte përsëri Depay por në minutat 82’ dhe 86 Mali i Zi ka barazuar rezultatin me dy gola të shpejtë duke çuar rezultatin në 2-2. Gjithësesi Holanda ruan kreun me 20 pikë./h.ll/abcnews.al