Një zjarr shpërtheu në një qendër tregtare në ndërtim në Bejrut, duke shënuar zjarrin e tretë brenda një jave në një qytet që ende “dridhet” nga shpërthim shkatërrues gushtit.
Zjarrfikësit shuan flakët menjëherë, ndërsa u dëmtua një cep i çatisë me rrjetë të “Beirut Souks”.
Nuk ka raportime për lëndime dhe shkaku i zjarrit nuk dihet ende.
Happening now: Fire in #Beirut Souks, reportedly at new Aishti store & Zaha Hadid building. pic.twitter.com/m3Pdh5NV1H
— Beirut.com (@BeirutCityGuide) September 15, 2020
Ndërtesa është projektuar nga praktika e arkitektes së njohur të ndjerë britaniko-irakiene Zaha Hadid.
Javën e kaluar, dy zjarre në port shkaktuan alarm dhe sollën zemërim tek qytetarët, të cilët kanë akuzuar elitën qeverisëse për korrupsion, neglizhencë dhe keqmenaxhim. g.v/abcnews.al