Në South Bend në Indiana, një grup grabitësish kanë hyrë në një nga banesat në atë zonë.
Nga kamerat janë siguruar pamje të momentit të ngjarjes ku grabitësit hyjnë në banesë, ndërsa një djalë 5-vjeçar ka habitur me reagimin e tij , i cili tentonte t’i largonte nga shtëpia.
Policia lokale bën me dije se grabitësit kanë qëlluar më armë, por fatmirësisht asnjë person nuk është plagosur.
Kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur më 30 shtator, ndërsa video është publikuar orët e fundit duke u bërë virale në rrjet për shkak të reagimit të 5-vjeçarit.