Forcat xheniere të Tiranës kanë kryer shpërthimin e komanduar të pakos së dyshimtë e cila u konstatua në rrugë në lagjen ‘1 Maji” në zonën e plazhit të vjetër, Vlorë.
Konfirmohet se pakoja ka pasur lëndë plasëse. Dyshimet e policisë janë se mund të ketë rëndë nga ndonjë automjet. Së bashku me lëndën shpërthyese kishte dhe një celular.
Por nuk dihet ende se nga cili mjet mund të ketë rënë pasi është një rrugë në të cilën ka qarkullim të madh të makinave.
Policia do të shikojë mes orarit kur është marrë njoftimi dhe lëvizjen e mjeteve në kamerat e sigurisë./abcnews.al/