VIDEO/ Beatrix shkruan një këngë për Donaldin

schedule20:15 - 27 Janar, 2022

schedule 20:15 - 27 Janar, 2022

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin e ri muzikor që mban titullin “Faj”. Kënga është një dedikim për historinë e dashurisë me Donald Veshaj, që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. “Tani mund të dëgjoni anën time të historisë!”, ka shkruar kënhëtarja krahas postimit.

“Nga zemra për të gjithë ju, sidomos ty”, shton më tej këngëtarja në një postim në Instastory. Kënga vjen vetëm pak ditë pasi këngëtarja doli nga shtëpia e famshme dhe u përball me kritikat e shumta që ka marrë për romancën që nisi me aktorin e humorit.

Ajo rrëfen përmes tekstit paragjykimet që ka marrë. Ajo thekson se njerëzit i kanë paragjykuar por nuk e kanë idenë se çfarë po përjetojnë. Nëpër vargje, thotë se nuk bëhet pishman për të qenë përkrah Donaldit ndërsa shton se së shpejti do të jenë bashkë.

TEKSTI

Ti je (x2)

Më kan bo me faj, të kan bo me faj
Na kan bo me faj, oh…

Me t’gjithe botën pas, ne të dy në majë
thua na kuptojnë?

Shohin ç’do lëvizje, humbim nëpër shtigje
Se kjo ndjenja jonë as mua as ty jo s’po na pyet

Lëre! lëri se ça thonë (më the)
Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton

Tjerët! lëri t’xhelozojnë
oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë.

ah-ah-ah..

jo nuk e kthej
jo nuk e kthej, jo
jo nuk e kthej, jo
se kështu e ndjejmë! oh…

gjykimet e tjerëve skanë vlerë, jo.
të thonë ç’të duan.

ohh-ohh-ohh
Luajmë me zjarrë
ohh-ohh-ohh
veç ngroht na mban.

Lëre! lëri se ça thonë
Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton

Tjerët! lëri t’xhelozojnë
oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë.

Edhe pak ditë jan ‘tu na ‘nda
na shumë shpejt kemi me u pa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!