VIDEO/ Bayerni shtyn festën e titullit, Haaland afron Dortmund me Champions

schedule17:27 - 24 Prill, 2021

schedule 17:27 - 24 Prill, 2021

Bayern Munchen humbi 2-1 në fushën e Mainz, por nesër mund të shpallet kampion i Gjermanisë nëse Leipzig nuk fiton në fushën e vet kundër Stuttgart. Djemtë e Hansi Flick dështuan të marrin pikë në transfertën e sotme kundër një kundërshtari që po garon fort për të siguruar mbijetesën në Bundesligë.

Golat e Jonathan Burkardt dhe suedezit Robin Quaison i dhuruan triumfin dhe tre pikë qetësie Mainzit, ndërsa Bayerni (Lewandowski realizoi golin e vetëm në minutat shtesë) pret vetëm matematikën për të fituar titullin e 30-të në histori. Dortmundi ia doli të fitojë 0-2 në fushën e Wolfsburg, duke iu afruar objektivit Champions League.

Erling Haaland realizoi nga një gol për pjesë dhe tani numëron 25 gola sezonalë në kampionat. Verdhezinjtë luajtën me dhjetë lojtarë prej minutës së 59-të (talenti Jude Bellingham u ndëshkua me karton të kuq), por zhvilluan një ndeshje të madhe dhe siguruan tre pikë fantastike.

Gara për zonën Champions League është bërë më e fortë dhe emocionuese se kurrë. Vendi i tretë dhe 57 pikë për Wolfsburg, një pikë më pak numëron Eintracht (luan përballë Bayer Leverkusen, 18:30), ndërsa Dortmundi mban vendin e pestë me 55 pikë.

Union Berlin vazhdon të konfirmohet si një nga realitetet më të bukura të këtij sezoni në Bundesligë. Ekipi kryeqytetas mposhti 3-1 në Berlin Werder Bremen e Milor Rashicës (luajti si titullar) dhe mbetet në garë për një biletë në Europa League. Sfida tjetër, Freiburg-Hoffenheim përfundoi në barazim 1-1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!