Bayern Munchen nuk hasi probleme në fushën e Werder Bremen. Kampionët në fuqi fituan 1-3 përballë ekipit të Milot Rashicës, i cili e zhvilloi ndeshjen të plotë.
Leon Goretzka dhe Serge Gnabry i dhuruan skuadrës së Hansi Flick avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë falë dy asisteve të Thomas Muller, teksa nuk mund të mos mungonte goli i Robert Lewandowskit.
Five-star Wolfsburg steal the show ?⭐ #BLMatchday pic.twitter.com/ineSbE1by7
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) March 13, 2021
Bomberi polak dërgoi topin në rrjetë në minutën e 67-të dhe vulosi suksesin me “tris” të ekipit të tij. Goli numër 268 në Bundesligë për sulmuesin 32-vjeçar, teksa Fullkrug realizoi golin e nderit për Werder.
Me golin e sotëm, Lewandowski ka barazuar një legjendë si Klaus Fischer, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i historisë së Bundesligës.
Vendi i parë është shumë larg, Gerd Muller numëron plot 365 gola dhe arritja e legjendës gjermane është objektivi i radhës për Lewën.
Fitorja e tretë radhazi në kampionat për Bayern Munchen dhe vendi i parë me 58 pikë, pesë më shumë se Leipzig që luan nesër kundër Eintracht Frankfurt.
Në sfidat e tjera ra në sy fitorja 5-0 e Wolfsburg përballë Schalkes së vendit të fundit. Trepikësha në shtëpi arritën edhe Mainz e Union Berlin, që ia dolën të thyejnë Freiburg dhe Koln. /abcnews.al