Bayern Munich ka fituar Superkupën e Gjermanisë, pasi ka mposhtur me rezultin 3-5 Leipzig.
“Bavarezët” u duk sikur e mbyllën finalen që në 45 minutat e para, pasi shënuan plot 3 gola .
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 14 me talentin Musiala, ndërsa në minutën e 31 do të ishte radha e Sadio Mane, i cili dyfishon rezultatin.
Në fundin e pjesës së parë, anësori Pavard, do të shënonte edhe golin e tretë, duke e çuar skuadrën e tij në pushim me avantazhin e trefishtë.
Pjesa e dytë nis me një Leipzig më insistues, që arrin të ngushtojë rezultatin në minutën 60 me Halstenberg.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Bayerni shënon edhe golin e katërt me Serge Gnabry dhe u duk se gjithçka u mbyll.
Mirëpo nuk do të rezultonte e tillë, pasi Leipzig provon gjithçka dhe ai del të shënojë në të 77′ me Nkunku dhe në 89′ ndeshja do të rihapej sërish pasi Olmo shënon edhe golin e tretë.
Minutat e mbetura ishin dramatike sidomos për Bayernin që rrezikoi një ndeshje që e kishte në dorë, derisa Sane të shënonte edhe golin 5 ne minutën e 90+8.
Super ndeshja përfundoi me rezultatin 3-5, me Bayernin që ngriti lart trofeun e Superkupës./abcnews.al