Bayern Munich ka mposhtur më rezultatin e ngushtë Freburgun në kuadër të javës së 11 të Bundesligës.
Vendasit arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 30 me mesfushorin, Leon Goreztka, i cili do të ishte edhe goli i vetëm i 45 minutave të para.
Goli i qetësisë për “bavarezët” do të vinte vetëm në minutën e 75 me super sulmuesin, Robert Leëandoëski.
Freiburgu nuk dorëzohet, por goli i cili do ta rikthente në lojë vjen shumë vonë, vetëm në minutën e 90+2, i cili në fund rezulton vetëm për statisitikë.
Pas kësaj ndeshjeje, Bayerni “arratiset” në krye me 28 pikë, ndërsa Freiburg mbetet në vendin e 3 me 22 pikë.
Shikoni KËTU përmbledhjen e ndeshjes. r.t/abcnews.al