Janë luajtur 5 nga 6 sfidat e planifikuara për sot në Bundesligë, të vlefshme për javën e gjashtë. Bayern ka triumfuar me shumë vështirësi 2-3 në transfertë përballë Paderborn. Golat nga Gnabry, Coutinho dhe Lewandowski kanë mjaftuar për bavarezët, që marrin kështu tri pikë të rëndësishme.
Leverkusen ka mposhtur bindshëm 0-3 ekipin e Ausburg, që po kalon një moment për t’u harruar. Talenti Havertz gjeti sërish rrugën e rrjetës. Edhe M’Gladbah ka marrë një fitore bindëse në transfertë 0-3. Plea, Thuram dhe Neuhaus ishin autorët e golave në takimin kundër Hoffenhaim.
Wolfsburg ka triumfuar 0-1 në fushën e Mainz, falë golit të Tisserand që në minutën e 9-të. Schalke i dha një leksion ekipit të Leipzig, duke i mposhtur 1-3 në shtëpinë e këtyre të fundit./abcnews.al
Bundesliga, java 6
Paderborn – Bayern Munchen 2-3
Ausburg – Leverkusen 0-3
Hoffenhaim – M’Gladbah 0-3
Mainz – Wolfsburg 0-1
Laipzig – Schalke 1-3