VIDEO | Bayern “show” në Mynih, portieri i Schalke bën ndeshje amatore

schedule20:28 - 25 Janar, 2020

schedule 20:28 - 25 Janar, 2020

Bayern Munchen ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 kundër Schalke 04, duke u futur bindshëm në garën për titullin kampion. Pas këtij triumfi, të besuarit e Flick ngjiten në vend të dytë në kuotën e 39 pikëve, vetëm një pikë më pak se kryesuesit e Leipzig, që u mposhtën nga Eintracht Frankfurt me rezultatin 2-0.

Lewandowski shënoi golin e parë të sfidës, duke përfituar nga një gabim amatoresk i portierit të Schalke, Schubert.

Më pas, sulmuesi polak asiston për Muller, i cili dyfishon avantazhin bavarez.

Goli i tretë, u shënua nga Goretzka, me mesfushorin gjerman që shënon me roveshatë.

Lewandowski asiston edhe për golin e Thiago Alcantaras, ndërsa Gnabry vulosi rezultatin final të sfidës në 5-0. Talenti gjerman u “asistua” nga portieri Schubert, i cili bëri një tjetër veprim të pakuptueshëm, duke e lënë topin t’i kalojë poshtë këmbëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!