Bayern Munchen ka shkatërruar me rezultatin 0-6 ekipin e Hoffenhaim, një takim i cili edhe u ndërpre për disa minuta, për shkak se disa tifozë ngritën lart disa banderola ofenduese ndaj pronarit të Hoffenhaim, Dietmar Hopp.
Bavarezët e nisën sfidën praktikisht me gol, pasi Gnabry shënoi që në minutën e dytë. Më pas, Kimich, Zirkzee, Goretzka dhe dopieta e Coutinhos, shkatërruan përfundimisht Hoffenhaimin dhe i dhanë fitoren kampionëve të Gjermanisë.
Borussia Dortmund është “kursyer” ndaj Freiburgut të Abrashit, duke fituar me rezultatin e ngushtë, 1-0. Një gol nga talenti 19 vjeçar, Jadon Sancho, ka mjaftuar që verdhezinjtë të marrin triumfin e radhës. Borussia M’Gladbach, ka fituar me rezultatin spektakolar, 2-3 ndaj Ausburgut, ndërsa Mainz, fitoi pastër 2-0 kundër Paderbonit të Gjasulës./abcnews.al

