Bayern Munchen po kalon një moment fantastik dhe e ka nisur zjarr ndeshjen jashtë fushe kundër Hoffenheim. Bavarezët kanë shënuar shumë shpejt tre gola për çerek ore lojë. Serge Gnabry po konfirmohet si një “gjahtar” golash dhe zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 107 sekondash.
Gjermani mori një asist nga Thomas Muller dhe dërgoi topin në rrjetë me anë të një veprimi të bukur akrobatik. Pesë minuta më pas erdhi edhe goli i dytë për kampionët në fuqi. Joshua Kimmich gjuajti saktë nga vija e 16-të metrave dhe i dhuroi avantazhin e dyfishtë skuadrës së tij. Bavarezët nuk u ndalën dhe në minutën e 15-të erdhi edhe goli i talentit Zirkzee.
Dortmund po luan në “Signal Iduna Park” me Freiburg dhe ka kaluar në avantazh. Jadon Sancho mori një asist nga Thorgan Hazard dhe dërgoi topin në rrjetë. Moment shumë i mirë për verdhezinjtë, të cilët vazhdojnë ndjekjen e Bayern dhe Leipzig për titullin kampion. /abcnews.al