VIDEO/ Bayern “poker” përballë Wolfsburg, “bavarezët” rigjejnë fitoren në Bundesliga

schedule19:43 - 5 Shkurt, 2023

schedule 19:43 - 5 Shkurt, 2023

Pas 3 barazimeve 1 me 1 radhazi përballë Leipzig, Koln dhe Frankfurt, Bayern Munich ka arritur të gjejë fitoren në transfertën e vështirë të Wolfsburg, ku ka “shkatërruar” vendasit me rezultatin e thellë 2 me 4.

“Bavarezët” e morën shumë “seriozisht” teksa shënuan 3 herë në vetëm 19 minuta, duke e “hipotekuar” fitoren që në pjesën e parë. Dopietë e Coman në minutat 9’ dhe 14’, si dhe një gol i Muller në minutën e 19’-të i dha Bayern epërsinë. Mirëpo pjesa e parë nuk do të mbyllej me kaq, ku në minutën e 44’-ët, Kaminski ngushton diferencat në 1 me 3.

Pjesa e dytë nisi paksa keq për “të kuqtë”, me Kimmich i cili u detyrua të lërë fushën më herët, pas kartonit të dytë të verdhë. Edhe pse në disavantazhin e një lojtari, djemtë e drejtuar nga Nagelsman nuk ndaluan teksa arritën të shënonin dhe golin e katërt me Jamal Musiala në minutën e 73’-të. Ndërsa golin e fundit të sfidës e shënoi Svanberg në minutën e 81’-të.

Me këtë fitore “bavarezët” rikthehen sërish në vendin e parë, teksa kanë arritur të mbledhin plot 40 pikë, deri në këtë pikë të sezonit. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: