VIDEO/ Bayern nuk pyet për Wolfsburg, mjaftojnë Mussiala e Muller

schedule19:29 - 14 Gusht, 2022

schedule 19:29 - 14 Gusht, 2022

Bayern Munich bën ligjin në Bundesliga dhe në javën e dytë ka likuiduar skuadrën e Ëolfsburg me rezultatin e pastër 2-0.

Kampionët e Gjermanisë i dhanë drejtim ndeshjes që në pjesën e parë. Mussiala me një goditje perfekte në hyrje të zonës e zhbllokoi ndeshjen.

Një minuta para fundit të pjesës së parë ishte Muller, ai që shënoi një nga ato golat e tij: “në vendin e duhur, në kohën e duhur”.

Me dy gola në avantazh Bayern shkoi në dhomat. Mane, ashtu si në pjesën e parë, shënoi dhe VAR ia anuloi golin. Deri në fund nuk pati gol tjetër dhe bavarezët i morën tre pikët me një fitore 2-0.

BAYERN MUNICH-WOLFSBURG 2-0
MUSSIALA 33’, MULLER 44’