“Bavarezët” e Bayern Munich kanë treguar “dhëmbët” në transfertën e Mainz, teksa në “Meëa Arena” kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e thellë, 1 me 3, në përballjen e vlefshme për javën e 8 të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.
Golat e Kingsley Coman, Harry Kane e Leon Goretzka, në minutat 11’, 16’ e 59’ nxorrën totalisht të pavlefshëm golin e anësorit francez, Anthony Caci, duke i dhuruar kështu një tjetër fitore në kampionat, djemve të Thomas Tuchel.
Falë këtyre 3 pikëve të siguruara, “bavarezët” ngjiten në vendin e 3-të të renditjes, me 1 më pak se Stuttgart i vendit të 2-të dhe 2 më pak se Leverkusen i vendit të parë, ndërsa skuadra e Mainz mbetet në vendin e parafundit të renditjes me vetëm 2 pikë. /i.m /abcnews.al