Bayern Munchen nuk e ka pasur aspak të vështirë të gjejë fitoren në takimin në transfertë kundër Koln. Bavarezët triumfuan me rezultatin 1-4 dhe e zgjidhën gjithçka shumë shpejt.
Serinë e golave e hapi i zakonshmi Robert Leëandoëski, i cili që në minutën e tretë, shënoi golin e 23-të në Bundesliga. Dy minuta më vonë, Coman dyfishoi për bavarezët, ndërsa Gnabry në të 12-ën, mbylli përfundimisht fatet e takimit.
Gnabry shënoi sërish në minutën e 66-të, për të çuar shifrat në 0-4, ndërsa golin e nderit për Koln, e shënoi Uth. Bayern ngjitet në kuotën e 46 pikëve në kampionat dhe merr kryesimin në Bundesliga./abcnews.al