Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Bayern në finalen e Kupës, Lewandowski si gjithmonë vendimtar!

schedule22:39 - 10 Qershor, 2020

schedule 22:39 - 10 Qershor, 2020

Është mbyllur takimi gjysmëfinal mes Bayern Munchen dhe Eintracht Frankfurt në “Allianz Arena”, me … Bavarezët e dominuan totalisht takimin, duke arritur në fund dhe te suksesi. Që në minutat e para, djemtë e Flick ishin të pamëshirshëm, duke krijuar raste të panumërta.

Goli i parë i takimit, do të shënohej në minutën e 14-të. Thomas Muller, makineri asistesh, krosoi për Perisic, me kroatin që fluturoi në shtyllën e dytë dhe shënoi me kokë. Bayerni krijoi dhe shanse të tjera për të shënuar, por tentativat e Coman dhe Lewandowskit nuk ishin të sakta. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Pjesa e dytë nisi më ndryshe, me miqtë që luftuan për çdo top. Madje, për disa minuta, Bayern u tërhoq dhe zgjodhi të dalë përpara me kundërsulme. Rastet e pastra, munguan në 10 minutat e para të pjesës së dytë.



Rasti i parë i pjesës së dytë, do të vinte nga Kimmich, me mesfushorin bavarez që goditi në kuadrat, por qendrore. Pak sekonda më vonë, talenti i Bayern edhe u gjakos në kokë, nga një takë e një kundërshtari.

Frankfurt vazhdoi të shtyjë në kërkim të barazimit dhe goli që baraspeshoi gjithçka, erdhi në minutën e 70-të. Da Costa shënon bukur me të majtën, duke konkretizuar një aksion të rrjedhshëm të miqve dhe duke ndëshkuar Neuer.

Muller në minutën e 73-të tentoi të rikthejë Bayernin në avantazh, por e majta e tij në shtyllën e parë ndalohet nga portieri mik. Gjithsesi, vetëm katër minuta më vonë, goli bavarez do të vinte.

Lewandowski shënon pas një asisti nga Joshua Kimmich, duke kaluar Bayernin në avantazh. Ky gol i bomberit polak do të rezultonte shumë i rëndësishëm, pasi çoi Bayernin në finalen e Kupës së Gjermanisë, aty ku do të ketë përballë Bayer Leverkusen./abcnews.al

Kupa e Gjermanisë, gjysmëfinale

Bayern Munchen – Eintracht Frankfurt  2-1
Perisic 14′, Lewandowski 77′ / da Costa 70′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!