Pas publikimit të fanellës së re që do të veshin në “shtëpi” sezonin e ardhshëm, “bavarezët” e Bayern Munich nuk kanë pritur aspak duke i nxjerrë menjëherë në shitje bluzat e reja, por më një çmim paksa ta kripur.
Fanella e parë në versionin për tifozët, pa emër apo numër kushton 99.95 euro dhe në versionin me mëngë të gjata, shkon në 109.95 euro, rreth dhjetë euro më shumë se ajo e sezonit aktual. Vitet e kaluara, fanella e Bajernit kushtonte 89.95 euro. Por versioni origjinal, i cili është i prodhuar me të njëjtën copë që veshin edhe yjet e Tuhelit, shkon në 149.95 euro.
Ndërkaq, kujtojmë se fillimisht fanella u kritikua shumë pas “heqjes” së ngjyrës së kuqe tradicionale, me fanellën që do të ketë një bazë në ngjyrë të bardhë dhe e kuqe do të jetë vetëm pjesa rreth qafës dhe mëngët. /i.m /abcnews.al
SHIKONI VIDEON:
#Anzeige | Mia San Rot-Weiß ?⚪ #FCBayern #MiaSanMia @adidasfootball ?https://t.co/GC89kOYCyk pic.twitter.com/7nAmynNqOW
— FC Bayern München (@FCBayern) May 17, 2023