Bayerni Munchen duket i dorëzuar në garën për titullin kampion të Bundesligës.
Mbajtësit e trofeut në 11 sezonet e fundit u ndalën në barazim 2-2 në fushën e Freiburgut, duke i dhënë mundësi Levekusenit që ta çojë në 10 pikë diferencën me ndjekësit (“Aspirinat”), që duhet të fitojnë në fushën e Kolnit.
Golin e parë të takimit e shënuan vendësit, por Bayerni ia doli ta përmbyste rezultatin, por pa mundur ta ruante deri në fund epërsinë.
Një barazim që nuk i bën shumë punë as Freiburgut, që vazhdon serinë e ndeshjeve pa fitore./ h.ll/abcnews.al