Leipzig përmbysi disavantazhin e pjesës së parë dhe mposhti 3-1 Augsburg në shtëpi. Ekipi i Nagelsmann korri një fitore shumë të rëndësishme, teksa autorët e golave janë Laimer, Patrick Schick dhe Poulsen.
Kjo fitore e ngjit Leipzig në krye me 37 pikë, tre më shumë se M’Gladbach që luan kundër Hertha Berlin në transfertë dhe katër më shumë se Bayern Munchen.
Ekipi bavarez vuajti për të mposhtur në shtëpi Wolfsburg. “Ujqërit” rezistuan 85 minuta, ndërsa Joshua Zirkzee vazhdon të mahnisë popullin bavarez. 18-vjeçari holandez shënoi sërish.
Goli i dytë në kampionat pas atij të shënuar në mesjavë kundër Freiburg. Zirkzee erdhi sërish nga stoli dhe zhbllokoi shifrat. Bayern dyfishoi më pas me të zakonshmin Gnabry dhe siguroi fitoren e radhës.
Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja e Bayer Leverkusen me dhjetë lojtarë, ndërsa Koln mposhti Werder Bremen e Milot Rashicës. Pa fitues përballja Schalke-Freiburg, me Amir Abrashin që e ndoqi ndeshjen nga pankina. /abcnews.al
Toooooor do Bayern
“Zirkzee” pic.twitter.com/fa00y2cnbd— sammer esperança (@sammerEsperanc6) December 21, 2019