VIDEO/ Bayern i papërballueshëm, “The Reds” në avantazh. Super Atalanta

schedule21:44 - 21 Tetor, 2020

schedule 21:44 - 21 Tetor, 2020

28 minuta ka zgjatur rezistenca e Atletico Madrid përballë Bayern Munchen. Takimi i Champions League që po luhet në “Allianz Arena”, është zhbllokuar nga Kingsley Coman.

 

Francezi ofensiv mori një asist fantastik nga Joshua Kimmich, mposhti sllovenin Oblak dhe kaloi në avantazh kampionët në fuqi të këtij kompeticioni. Në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goli i dytë bavarez me anë Leon Goretzka.

 

Në avantazh edhe Liverpooli i Jurgen Klopp. Kampionët e Anglisë kanë zhbllokuar duelin jashtë fushe me Ajax në minutën e 35-të. I pafat argjentinasi Tagliafico me devijimin e bërë në gjuajtjen e Sadio Mane, duke i dhuruar avantazhin “The Reds”.

Atalanta ka lënë pas krahëve humbjen 4-1 me Napolin në fundjavë dhe ka gjetur tre herë rrugën e rrjetës në përballjen me Midtjylland në Danimarkë. Duvan Zapata zhbllokoi shifrat në minutën e 26-të, ndërsa kapiteni Gomez dyfishoi me anë të një “predhe” që përfundoi në trekëndësh.

 

Festë edhe për Luis Muriel tre minuta përpara fundit të fraksionit të parë. Berat Gjimshiti e ka nisur si titullar për ekipin italian, që ka hedhur një hap të sigurt drejt fitores. /abcnews.al