VIDEO/ Basha rrugës për në Gjirokastër, pritet me thirrje “Rama ik”

schedule11:32 - 19 Mars, 2021

schedule 11:32 - 19 Mars, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë sot takime në Gjirokastër. Gjatë rrugës, kryedemokrati është pritur me brohoritje dhe flamuj të PD nga mbështetësit në Tepelenë, duke mos shmangur kështu grumbullimet.

Gjithashtu nuk kanë munguar as thirrjet “Rama ik”. “Faleminderit për mikpritjen, do të vazhdojmë me Gjirokastrën”, u është drejtuar Basha mbështetësve.

Në të njëjtën mënyrë kreu i demokratëve është pritur edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa është kritikuar edhe nga kryeministri Edi Rama për shkak të grumbullimeve që krijohen. /abcnews.al