Barcelona është ndëshkuar kundër Valencias, pasi Gomez i ka dhënë avantazhin ekipit vendas në minutën e 48-të. Dihej se kjo do të ishte një transfertë e vështirë për katalanasit, por Valencia po i befason të gjithë, duke bërë një ndeshje thuajse të shkëlqyer deri më tani.
Valencia kishte mundësinë të shënonte edhe në pjesën e parë, por Gomez humbi penalltinë në minutën e 12-të. Megjithatë, sulmuesi 23 vjeçar korrigjoi gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar dhe duke shokuar katalanasit, që kanë vetëm 40 minuta për të përmbysur gjithçka./abcnews.al
La Liga, java 21
Valencia – Barcelona 1-0
Gomez 48′