Barcelona ka arritur të mposhtë me përmbysje Osasunën në transfertë, edhe pse për gati 60 minuta ishte me një lojtar më pak në fushën e lojës, pasi Lewandowski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 31.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së 14 të La Liga-s, ndërsa ndeshja nisi menjëher me gol për vendasit, pasi shënuan me Garcia në minutën e 6.
Gjithçka do të vështirësohej ndjeshëm për ekipin e Xavit, kur sulmuesi kryesor Leva do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 31, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.
Fundi i pjesës së parë do të rezervonte edhe një tjetër karton te kuq për “katalanasit”, por këtë herë ishte Pique që do të ndëshkohej nga stoli.
Pjesa e dytë nis ashtu sic dëshironte Xavi, gol që në minutën e 48 me Pedrin duke barazuar rezultatin.
Ndërrimet do të ndikonin po ashtu në minutat në vazhdim, pasi inkuadrimi i Fati dhe Raphina do ta bënin më të rrezikshëm ekipin mik.
Pesa minuta nga fundit i takimit, Rafinha do të shënonte golin e dytë dhe të përmbyësjes për ekipin e tij, duke ngrirë buzëqeshjen në Madrid që po shpresonte të një “ngecje” e kundërshtarëve të tyre.
Momentalisht Barca renditet në vendin e parë me 37 pikë, 5 me shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më pak.
Shikon KËTU golat e ndeshjes./abcnews.al