Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Barcelona “poker” Osasunës për vendin e 3-të

schedule23:03 - 13 Mars, 2022

schedule 23:03 - 13 Mars, 2022

Barcelona ka mposhtur thellë skuadrën e Osasunës në La Liga, ku katalanasit u treguan të pamëshirshëm, ndërsa shënuan plot 4 gola në portën e skuadrës mike.

Blaugranat që në pjesën e parë vendosën edhe fatet e ndeshjes, teksa arritën të shënonin 3 herë, ku Ferran Torres 14’ me penallti i dha avantazhin Barçës, 21’ përsëri Torres do të tunde rrjetën për tu dhënë avantazhin e dyfishtë katalanasve, me Aubameyang  27’ që vendosi edhe vulën e tij në këtë pjesë pasi nuk fali përballë portierit kundërshtarë.

Djemtë e Xavi Hernandez vazhduan dominimin e tyre, teksa duhej minuta e 75-të për të parë një tjetër gol në “Camp Nou” nga Riqui Puig, duke i dhënë fund kësaj sfide.

Për Barçën kjo është edhe fitorja e 4-të rresht, me Sevillën tashmë që ndodhet vetëm 5 pikë larg, me skuadrën e Xavit që ka dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!