VIDEO | Barcelona nuk pyet për Eibarin, shënojnë të gjithë sulmuesit

schedule15:01 - 19 Tetor, 2019

schedule 15:01 - 19 Tetor, 2019

Sulmi i Barcelonës tregoi një formë shumë të mirë kundër Eibarit. Leo Messi, Antoine Griezmann dhe Luis Suarez shënuan të tre dhe diçka e tillë e gëzon trajnerin Ernesto Valverde.

Takimi u zhbllokua në minutën e 13-të, nëpërmjet një aksioni francezësh. Lenglet dhuroi një top të gjatë drejt Griezmann, i cili kaloi Barçën në avantazh. Goli i katërt në kampionat i sulmuesit të ardhur në verë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë. Leo Messi dyfishoi në 58′, ndërsa 8 minuta më pas tregoi altruzimin e tij të madh. Kapiteni vërshoi i vetëm drejt portës dhe vendosi t’ia falë këtë gol Luis Suarezit.

Përfundimisht 0-3 për Barcelonën, që ngjitet përkohësisht në krye me 19 pikë, një më shumë se Reali i Zidane, që luan në mbrëmje në transfertë kundër Mallorcës. /abcnews.al

Eibar – Barcelona 0-3
(Griezmann 13′, Messi 58′, Suarez 66′)