Barcelona ka mposhtur Interin me përmbysje 2-1, në ndeshjen e dytë të Champions League. Katalanasit e panë veten në disavantazh që në minutën e tretë të takimit. Një goditje dënimi e ekzekutuar me shpejtësi gjen të papërgatitur mbrojtjen spanjolle dhe Lautaro Martinez shënon me të majtën. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Interit.
Në pjesën e dytë, Barcelona u zgjua dhe arriti të përmbysë gjithçka. Një dopietë e Suarezit (58’ 84’) mjaftoi që katalanasit të triumfonin përballë zikaltërve dhe të merrnin pikët e plota në Camp Nou./abcnews.al
Champions League
Barcelona – Inter 2-1
Suarez 58’ 84’ / Lautaro 3’