Është mbyllur takimi mes Barcelonës dhe Real Sociedad, me katalanasit që kanë triumfuar me rezultatin e ngushtë, 1-0. Një penallti nga Leo Messi në pjesën e dytë, ishte ajo që bëri diferencën në këtë takim.
Pjesa e parë ishte shumë e luftuar mes dy skuadrave dhe gjyqtari pati punë, pasi ndërhyrjet ishin njëra pas tjetrës. Madje, dhe Lionel Messi u ndëshkua me karton të verdhë, në ndeshjen e tretë radhazi, diçka që nuk i kishte ndodhur asnjëherë në karrierën e tij.
E dyta, foli për Barcelonën, me katalanasit që arritën edhe të shënonin golin e fitores në minutën e 81-të. Messi tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe i jep tri pikë të arta Barcelonën, që i ngjet provizorisht në krye të La Liga./abcnews.al
La Liga
Barcelona – R. Sociedad 1-0
Messi (p) 81′