Barcelona kërkon talente nga e gjithë bota dhe në Rusi ka spikatur një nga adoleshentët më të talentuar në Rusi. Sergey Pinyaev është lojtari, që ka rënë në sy të skautëve të Barçës dhe katalanasit janë vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij.
Mediet ruse raportojnë se katalanasit janë pranë transferimit të 16-vjeçari dhe kanë gati formulën për ta bërë të ligjshëm transferimin e tij, për shkak se ende nuk ka mbushur 18 vjeç dhe nuk i lejohet të luajë jashtë atdheut të tij.
Kështu, katalanasit do blejnë shërbimet e tij nga Chertanovo, klubi që e ka në pronësi deri në verën e vitit të ardhshëm dhe më pas do e huazojë te Khimki, klub i Premier League ruse, ku do ketë mundësinë të rritet më shumë dhe të luajë në nivel të lartë.
Pinyaev konsiderohet si xhevahiri më i madh i futbollit rus. Ai luan kryesisht në krahun e majtë të sulmit dhe në 30 ndeshje në Ligën e Parë rusë, ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 5 asiste. Ai është debutuesi më i ri i ligës së dytë për nga rëndësia në Rusi. /abcnews.al