VIDEO/ Barcelona “asfalton” kundërshtarin, City përmbys gjithçka dhe PSG nuk fal ndaj Dortmund

schedule22:57 - 19 Shtator, 2023

schedule 22:57 - 19 Shtator, 2023

Barcelona ka marrë një fitore të thellë ndaj Antwerp me shifrat 5-0.

Golat për katalanasit filluan në minutën e 11’, kur Joao Felix dërgoi topin në rrjetë. Pak minuta më vonë, në të 19’, ishte Robert Lewandwoski i cili dyfishoi shifrat. Tre minuta më pas, Raphinha dërgoi një top brenda zonës, por Bataille e çon në portën e tij duke u trefishuar shifrat.

Pjesa e dytë foli sërish për spanjollët, pasi Gavi shënoi golin e katërt në minutën e 54’, ndërsa i pesti erdhi përsëri nga Felix në minutën e 66’.

Manchester City, kampionët në fuqi të Europës kanë fituar me përmbysje ndaj Crvena Zvezda me rezultatin 3-1. Të parët ishin miqtë që kaluan në avantazh në pjesën e parë, ndërsa “qytetarët” përmbysën shifrat në pjesën e dytë me dy gola të Alvarez dhe një të Rodri.

PSG nuk ka diskutuar fitoren ndaj Dortmund në Paris, pasi francezët fituan 2-0. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në të dytën Mbappe dhe Hakimi i dhanë tre pikët skuadrës.

Lazio I ka rrëmbyer barazimin Atletico Madrid në minuën e 95’ të sfidës, duke shënuar me anë të Provedel./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat e Barcelona-Antwerp

Shikoni golat e Manchester City-Crvena

Shikoni golat e PSG-Dortmund

Shikoni golat e Lazio-Atletico Madrid

Shikoni golat e Shakhtar Donetsk-Porto

Shikoni golat e Feyenord-Celtic