VIDEO/ Barça nuk “fal” në “shtëpi”, Sergi Roberto rikthen “Katalanasit” te fitorja

schedule21:19 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 21:19 - 20 Dhjetor, 2023

Duhej një fitore për të dalë nga “kriza”. “Katalanasit” e Barcelona kanë arritur të triumfojnë në “Estadio Municipal”, teksa kanë mundur në përballjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit spanjoll të futbollit,  La Liga dhe të fundit për këtë vit kalendarik, skuadrën e Almeria, me rezultatin e ngushtë 3 me 2.

Goli i parë erdhi nga “fantazisti” brazilian Raphinha, i cili tundi rrjetën në minutën e 33’-të të sfidës dhe vetëm 8 minuta më vonë, “bomberi” brazilian, Leo Baptistao barazon shifrat, për ta mbyllur pjesën e parë të sfidës, në barazim, duke “ngrirë” për një moment teknikun Xavi dhe gjithë “Blaugranat”.

Mirëpo, me fillimin e fraksionit të dytë anësori i mbrojtjes, i aktivizuar kësaj radhe në repartin e mesfushës, Sergi Roberto shënon një dopietë në minutat 60’ e 83’, duke nxjerrë të pavlefshëm golin e spanjollit, Edgar Gonzalez, për t’i dhënë fund serisë së 3 ndeshjeve pa fitore mes kamionatit e UEFA Champions League.

Falë këtij rezultati, Barcelona ngjitet në kuotën e 38 pikëve, duke e mbyllur kështu vitin kalendarik 2023, në vendin e 3-të të tabelës, 3 pikë më shumë se Atletico Madrid i vendit të 4-t, ndërsa skuadra e Almeria mbetet në vendin e fundit të tabelës së La Liga, me vetëm 5 pikë, pas 18 javëve të para. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!