Pas 98 ditësh pa futboll, Barcelona është rikthyer në fushat e blerta. Katalanasit e nisin epokën post-Korona në transfertë ndaj Mallorcas dhe në pjesën e parë, bënë detyrën, duke fituar 0-2.
Arturo Vidal shënoi që në minutën e dytë të sfidës. Pas një krosimi shumë të bukur nga e majta nga Jordi Alba, mesfushori kilen shënon me kokë.
Në minutën e 37-të, danezi Braithwaite shënoi golin e dytë të takimit dhe të parin të tij me fanellën e Barcelonës. Sot, Braithwaite luajti titullar në vend të Suarez dhe përfitoi mjaft mirë pas një pasimi me kokë të Messit, duke shënuar./abcnews.al
La Liga, java 28
Mallorca – Barcelona 0-2
Vidal 2’, Braithwaite 37’