VIDEO/ Barazohen shifrat, Kessie nis festën e vendasve në finalen e Kupës së Afrikës

schedule22:25 - 11 Shkurt, 2024

schedule 22:25 - 11 Shkurt, 2024

Me fillimin e pjesës së dytë, “Elefantët” e Bregut të Fildishtë janë hedhur menjëherë në sulm për të gjetur golin e barazimit, në finalen e Kupës së Afrikës, gol të cilin e kanë gjetur në minutën e 62′-të të sfidës.

Një krosim fantastik i Adingra, nga goditja e këndit kapet bukur nga “dirigjenti” i mesfushës, Franck Kessie, i cili me një goditje potente me kokë dërgon topin në rrjetën e nigerianëve, duke nisur festën e Kombëtares së tij. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN