Pjesa e dytë ka nisur me shumë vrull, në “Brentford Community Stadium”, me “Grerëzat” e Brentford, që kanë arritur të barazojnë gjithçka, ndaj “Bluve të Londrës”, duke shtangur jo pak djemtë e teknikut, Pochettino.
Nga një rrëmujë në zonën e “Bluve” përfiton “fantazisti” danez, Mads Roerslev Rasmussen, i cili ndodhet në vendin e duhur, në momentin e duhur, për të dërguar në topin në portën e Petrovic. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN:
Brentford [1] – 1 Chelsea
Mads Roerslev Rasmussen 50′
— Zack (@GoalsZack) March 2, 2024