Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Barazimi i parë në kampionat, Real Madrid ngec ndaj Villareal

schedule18:08 - 21 Nëntor, 2020

schedule 18:08 - 21 Nëntor, 2020

Mbyllet pa fitues ndeshja Villareal-Real Madrid. Kampionët në fuqi të Spanjës e gjetën shumë shpejt avantazhin. Minuta e dytë, kros i Dani Carvajal dhe finalizim me kokë i Mariano Diaz, goli i parë në kampionat për sulmuesin.

https://streamable.com/p5ji8a

Ekipi i Zidane ruajti avantazhin deri në minutën e 76-të, moment kur vendasit fituan një penallti. Gerard Moreno goditi saktë nga pika e bardhë, duke rikthyer baraspeshën.



https://streamable.com/yvs08p

Gola nuk pati më dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë në fund. Reali është ngjitur në vend të katërt me 17 pikë, teksa Villareal renditet në vend të dytë me 19 pikë, një më pak se kryesuesit e Real Sociedad. /abcnews.al

La Liga, java e dhjetë
Villareal-Real Madrid 1-1
(Moreno (pen) 76′ / Mariano Diaz 2′)

 

Renditja e La Liga

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!