VIDEO/ Banderolë gjigante në nder të Jimenez, dy gola të shpejtë në Wolves-Chelsea

schedule20:17 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 20:17 - 15 Dhjetor, 2020

Po luhet në këto momente ndeshja e javës së 13 të Premier League. Chelsea arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 49 me një gol të Olver Giroud.

Francezi finalizoi me sukses një aksion të shpejtë të skuadrës së tij, teksa sfera u ndal nga portieri, por gjyqtari konfirmoi përmes teknologjisë se kjo ka ndodhur brenda vijës fatale.

 

Më pas në minutën e 66-të ka gjetur golin e barazimit edhe Wolves me Daniel Podence mjaft bukur, duke ndezur akoma më shumë ndeshjen. Jo vetëm golat, por edhe diçka tjetër bëri përshtypje në “Molineux Stadium”.

 

Në tribunë është vendosur një banderolë gjigante, ku shfaqet meksikani Raul Jimenez. 30-vjeçari u dëmtua rëndë në kafkë në ndeshjen me Arsenalin para disa ditësh dhe iu desh të kryente një ndërhyrje kirurgjikale për të shpëtuar jetën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!