Tashmë gjithçka është zyrtare. Gareth Bale është lojtari më i ri i klubit nga MLS, Los Angelos. Ish-sulmuesi i Real Madrid u prit me entuziazëm nga tifozët, me stadiumin që ishte i mbushur.
Menjëherë uellsiani ëhstë takuar edhe me shokët më të ri të tij, teksa tashmë do të jetë shok edhe me ish-lojtarin e Juventusit, Giorgio Chiellini.
“Atmosferë e mrekullueshme, ishte diçka surreale. Më erdhi shumë mirë që stadiumi ishte i tejmbushur dhe të përshëndesja nga afër fansat. Gjithçka ishte mbresëlënëse, edhe dhomat e zhveshjes duken fantastike, ka një frymë shumë pozitive”, u shpreh 32-vjeçari mbi përshtypjet e para për Los Angelos.
Sakaq, Bale e gjen skuadrën në vendin e parë të klasifikimit ndërsa falë cilësive të ish-lojtarit të Real Madrid, padyshim te Los Angelos përgatiten për një sezon triumfues.
.@GarethBale11 to #LAFC confirmed. pic.twitter.com/ZkjPLIWqAt
— LAFC (@LAFC) July 9, 2022
/f.a/abcnews.al