VIDEO/ Bakaj shmangu një nga perlat e Superiores, “çmend” lojtarin e Kastriotit

schedule17:26 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 17:26 - 1 Dhjetor, 2021

Kastrioti u mposht nga Dinamo te dielën falë një goli të shënuar nga kapiteni Agim Ibraimi.

Krutanët iu afruan shumë pranë golit në minutat e fundit dhe ishte portieri Edvan Bakaj ai që u bë shpëtimtari i bluve.

Në minutën e 79-të Indrit Prodanit iu mohua një gol, që mund të kishte qenë nga më të bukurit të shënuar në Superiore këtë sezon.

Pas një goditjeje këndi ai tentoi një finte dhe e devijoi topin drejt portës, por Bakaj e devijoi dhe i mohoi golin. / abcnews.al