Një video në Turqi ku një baba var djalin e tij 3-vjeçar në derën e makinës është bërë virale.
Mediat e huaja shkruajnë se ai u filmua teksa bënte këtë akt, dhe më pas video u shpërnda me shpejtësi në rrjet.
Policia turke arriti ta gjente atë nga targa e makinës dhe e vuri në pranga.
Gjatë deklarimeve, babai u tha autoriteteve se në këtë mënyrë pretendonte ta ndëshkonte të birin për shkak të sjelljes që kishte bërë gjatë ditës. m.v/abcnews.al